Edi Rama: Vini nga rrugë të ndryshme të ndryshme dhe ajo që ju bashkon sot është fakti që jeni të gjithë të shkëlqyer. Të gjithë mund të shohin ëndrra me sytë e hapur dhe kjo tregon se ka një mundësi për t’i realizuar. E kam përmendur shumë herë shembullin e Ermonela Jahos e të Leo Messit sepse janë dy shembuj që luftuan për një ëndërr që shumë mund t’i bëjë të qeshnin. Leo Messi ishte një fëmijë që nuk zgjatej për shkak të një deformimi.
Ndërkohë që prindërit e tij ishin shumë të shqetësuar për Messin e shëndetin e tij, ai vetë thoshte se një ditë do të lunate futbol. Ai e ndoqi ëndrrën dhe ju e dini si vijon historia. Jaho vinte nga një familje e varfër dhe nuk ishte e dalluar mes grupit të vajze që studionin për kanto dhe thoshte që do të këndonte në La Scala. Ajo jo vetëm e realizoi këtë, por e kaprceu. Ajo e ka kapërcyer sot.
Janë ëndrrat e mëdha që kërkojnë sakrifica të jashtëzakonshme. Nëse do të kërkoni pak më shumë nga jeta e tyre do të shikoni që e kanë paguar suksesin me një përkushtim që është identifikuar me sakrificë, fizike e stërvitje që do të kishin lodhur 99.9% të të tjerëve vetëm duke i menduar se do t’i bënin.
Me bindjen se ishte e drejta e tyre që duhet të realizonin ëndrrat e tyre. Ju e keni tashmë një provë të fortë se çfarë do të arrini. Mos kini asnjë frikë nga ëndrrat tuaja sado që kërkojnë sakrifica.