Edi Rama: Para fillimit të luftës kjo qeveri ngriti një mburojë për të gjithë familjet dhe bizneset e vogla e cila neutralizon goditjen e rritjes së çmimit mbi faturat e energjisë elektrike. Qeveria sot vazhdon paguan diferencën. Natyrisht kjo kërkon shumë para ne ndërkohë nuk e dimë se sa kohë na duhet të përballemi me çmimet e larta që mund të çojë në shpërndarjen e barrës sipas mundësive. Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike më tepër se sa masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.