Rama “përcjell” Hysin dhe Gjermenin: “Do e marrin të rejat stafetën, Luljeta dhe Najada”

0

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me disa gra të Partisë Socialiste, të cilat i ka uruar për festën e 8 Marsit.

Gjatë takimit, Rama falenderuar për kontributin në PS dy gra të cilat nuk do të jenë më pjesë e garës zgjedhore, Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi.

Duke bërë batutë, Rama tha se stafetën e marrin të rinjtë dhe të rejat, duke iu referuar dy afrimeve të reja në këtë parti, mjekes Najada Çomo dhe inxhinieres Luljeta Bozo.

“Meqë doni ta marrin të rinjtë dhe të rejat stafetën, morëm Luljetën dhe Najadën. Dakort, besoj se s’kemi vërejtje. Ndërkohë që tufat e tjera të luleve janë për secilën prej jush”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu