Rama pin ujë nga çezma dhe sfidon hapur Tabakun: Jorida, për të mira

0

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur deputeten e PD, Jorida Tabaku, pas debatit të fortë që patën në Kuvend një ditë më parë, sa i përket konsumit të ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.

Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama reagoi menjëherë duke thënë se ai do të pijë ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”.

Dhe deklaratën e bërë një ditë më parë, kreu i qeverisë e ka kthyer në realitet ditën e sotme, ndërsa ka postuar një video duke pirë ujë çezme në shtëpinë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu