Rama poston pamje nga tuneli i Skërficës: Puna po ecën me ritme të shpejta

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ai thotë se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

Rama deklaron se përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

“🚧🏗 🧱Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.
👷♀️👷Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%
👉Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️”, deklaron Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu