Prej dy ditësh presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhjet në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ndërsa sot në Elbasan zhvillohet mbledhja e dy qeverive mes asaj të Kosvës dhe Shqipërisë ku kryeministri Rama ka pritur Albin Kurtin si pjesë e disa marrëveshjeve të rëndësishme. Meta gjatë vizitës në Kosovë ka takuar homologen e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ka zhvilluar homazhe në Prekaz.
“Në përfundim të vizitës në Republikën e Kosovës, nuk mund të mos ndalesha mbrëmë në Prekaz.
Në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Heroit Legjendar Adem Jashari, u përula dje me nderimin dhe respektin më të thellë para kujtimit të paharruar dhe veprës së përjetshme të Tij dhe të gjithë heronjve e të rënëve të familjes Jashari dhe Prekazit martir. Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!”, shkruan Ilir Meta.