Kryeministri Rama ndodhet sot në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ku do të kthehen sot në banesat e tyre të reja 100 familjet e para. Në lidhje me këtë takim, Rama ka publikuar një postim në rrjetin social teksa shprehet se sot do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja 100 familjet e para, ndërsa muaji pas muaji do të pasohen me 1 mijë familje të tjera, të cilat humbën strehën e tyre nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Postimi i Ramës:
“Gëzuar me zemrën plot. kënaqësi e vërtetë të kthejmë sot në shtëpi 100 familjet e para të “5 Majit” të ri, të cilat muaj pas muaji do të pasohen prej 1000 familjesh të tjera që humbën strehën nga tërmeti.”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.