Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kopshti zoologjik në Tiranë, duke njoftuar se do të hapet së shpejti për vizitorët.
Rama shprehet se ky destinacion do i japë kryeqytetit një atraksion të munguar me një cilësi shumë herë më të mirë se përpara.
“Për pak do hapë dyer edhe ky kopsht i ri zoologjik falë një projekt të bukur të Bashkisë së Tiranës. Bashkëpunim intensiv me lalin dhe stafin e bashkisë.
Për t’u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një atraksion të munguar në shumë e shumë vite por me një cilësi shumë herë më të mirë se dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan Rama.