Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar shumë sfida mirëpo nuk është përballur asnjëherë me konfliktin fetar. Në ceremoninë e anëtarësimit si anëtarët e Këshillit të Sigurimit në SHBA, Rama përmendi edhe strehimin e afganëve në Shqipëri.
‘Shqipëria u bë vendi i vetëm që mbante afganët apo pjestarë të tjerë që u strehuan. Ne nuk kërkojmë merita, shkon për dinjitetin e çdo personi. Nuk është slogan, është praktikë, është pjesë e ndjesisë se kush jemi ne si shqiptarë. Në shtegtimin tonë të gjatë, kemi parë cdo gjë, luftë, izolim, diktaturë dhe varfër. Ajo që nuk kemi përjetuar është konflikti fetar. Jemi një komunitet fetar, ne jemi të lidhur që të lëmë pas diferencat tona.-tha Rama.