Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grup-kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa thotë se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehet besimplotë, që brenda vitit 2030, Shqipëria do jetë shtet anëtar dhe i barabartë me vendet e tjera të familjes europiane.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu