Rama shtyn me dy orë mbledhjen e Kryesisë së PS në Tiranë (Arsyeja)

0

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë më dy orë. Mësohet se mbledhja që ishte planifikuar të nisë në orën 17:00, do të zhvillohet në orën 19:00. Kjo, për shkak të axhendës së kreut të qeverisë, i cili këtë paradite ka shkuar dhe në Vlorë, ku socialistët caktuan kandidatin për kryetar bashkie, ish-ambasadorin Ermal Dredha.

Sot pritet zyrtarizimi i kandidatëve në të gjitha bashkitë. Edhe pse gati 90% e skuadrës të mbetet e pandryshuar, në disa bashki ende nuk është vendosur përfundimisht se kush do garojë. Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit.

Pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë, pasi ky i fundit u arrestua për abuzime me tenderat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu