Rama sot në Izrael, takim me politikanë dhe ekspertë për sulmin kibernetik të Iranit

0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael. Ai do të ketë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë pas sulmit kibernetik nga Irani.

Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu