Rama: Studentët shqiptarë janë me nota më të larta në botë, universitetet kanë pune ende

0

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët shqiptarë janë me notat më të larta kur shkojnë në universitetet e huaja në raport me studentët vendas atje. Gjatë fjalës së tij në kongresin e Nanoteknologjisë të mbajtur ditën e sotme për arsimin në Shqipëri, Rama tha se ky raport vjen si pasojë e fuqizimit të bazës mësimore të nxënësve në gjimnazë. Por në lidhje me universitetet në Shqipëri, Rama theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj. Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit’, tha Rama.

Po ashtu Rama shtoi se do në Pragë do të paraqesë një ide për të ndërkombëtarizuar universitetet e vendeve që aspirojnë të anëtarësohet në BE, në mënyrë që studentet, ku përfshihen dhe të Shqipërisë të pajisen me diploma të barasvlefshme me të BE-s.

“Në datë 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona. Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian. Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni ekonomik dhe zhvillimor në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit në BE”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu