Rama u ndaloi luksin ministrave por vetë ”mbiu” me ”bishën” e re, gazetarja hedh dyshime: Ja në emër të kujt është makina

0

Fill pas marrjes zyrtare të detyrës si kryeministër për herë të tretë, Edi Rama u dha porosi të qartë ministrave që të shmangin udhëtimet me bileta klasi avioni, apo hotele e dreka darka në biznese të shtrenjta.

Në të njëjtën ditë, Rama u shfaq me një mjet luksoz kur shkoi për tu betuar në presidencë, për të cilin gazetarja Esiona Konomi ngre një sërë pikëpyetjesh. Duke nisur nga blerja e tij, pronësia në emër të një gruaje, dhe deri te elementët e sigurisë për jetën e kryeministrit.

Postimi i gazetares:

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu