Rama udhëton të mërkurën drejt selisë së NATO-s, takohet me Stoltenberg

0

Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s në Bruksel ku do të takohet me kreun e aleancës Jens Stoltenberg. Rama do të udhëtojë të mërkurën më 13 korrik.

Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu