Rama ultimatum kryebashkiakëve: Gjeni zgjidhje të menjëhershme me plehrat, ndryshe do përgjigjeni

0

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të larta gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e bashkive, lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane.

Sipas Ramës, një nga bashkitë me menaxhimin më të keq të mbetjeve është ajo e Himarës duke bërë disa kritika të ashpra ndaj Jorgo Goros.

Ndërkohë Rama u ka bërë thirrje bashkive që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme me plehrat në bashkitë e vendit në të kundër do t’u duhet të përgjigjen.

“Duhet të merrni masa sot menjëherë që mbetjet të shkojnë në pikat fundore. Asnjë vend depozitimi i paligjshëm nuk tolerohet. Dhe për këtë do të sanksionohet drejtpërdrejt Bashkitë dhe buxheti i bashkive. Dhe do të shkojë deri në majën e administrimit të Bashkisë. E merr qeveria Bashkinë në Administrim. Por nëse shkojmë në atë pikë, kryetari i Bashkisë dhe të gjithë të tjerët do duhet të shkojnë të përgjigjen për të gjithë këtë gjë.” tha Rama


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu