Rama: Unë e kam të qartë, nuk e them publikisht, jam gati të shkoj të prokurori

0

Rama: Nuk është databazë e PS por është miks. Ne nuk kemi pasur karta ID, se nuk na duhen. Patronazhisti është dikush që banon në pallat dhe ndjek njerëzit derë më derë siç bën e gjithë bota. Kjo nuk bëhet me ID, bëhet me monitorimin e qendrave të votimit. Shko në Amerikë, do shikosh karvane patronazhistës, derë më derë. Pse? Janë njerëz në komunitet. Shko në zgjedhjet në UK dhe shiko patronazhistët. Unë e kam një opinion shumë të qartë, nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim, jam gati t’ia them, nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se përse mund t’ju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu