Rama vijon replikat me Shehajn: Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qiraje duke….

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar replikat me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili ka publikuar një kontratë qiraje për biznesin e bllokuar. Sipas Ramës, Shehaj duhet ta dinte se nuk mund të bësh biznes në një pallat, i cili nuk ka leje shfrytëzimi.

“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi! Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu