Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë qëndrimit në Gjermani dhe “Factory Berlin” rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit dixhital, artit, muzikës tekno. Rama është njohur me qendrën, teksa ka marrë dhe një dhuratë të veçantë nga një prej artistëve. Një pikturë pasqyrë në ngjyrë të kuqe iu bë dhuratë kreut te qeverisë.
“Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, shkruan Rama.