Kur filluan punimet këtu janë bërë 6 muaj punë për atë që është nëntokë. Ne na është dashur të përballemi me te gjitha hallet e problemet si shtet me të cilat përballet çdo familje shqiptare. Sot që flasim akoma në Laç nuk po arrijmë dot t’i fillojmë të gjitha pallatet. E dini pse? Se ka dale një gjykatës atje dhe i ka dhënë sigurim padije njerit që rri atje, ka marrë gjithë lagjen peng, se ka një dyqan atje, që i duhet ta lëshojë dhe të ndërtohet e gjitha nga e para dhe ta marrë peng, por jo nuk pranon ai. E mban peng. Në Krujë lart, e dini që kjo lagje këtu do bëhet mollë sherri mes Krujës dhe Fushë-Krujës se e keni pak ju kët kush është më nalt e kush më poshtë. Ata në Krujë do thonë u bënë jkëta të futen në shtëpi e ne të presim akoma. Në fakt ashtu ndodh sepse duhet të sistemohen pronat.