Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International ka publikuar raportin e saj vjetor për 154 shtete, mes tyre dhe për Shqipërinë. edhe Shqipëria. Në kapitullin për vendin tonë, kryefjala është skandali i patronazhistëve, të dhënat private të afro 900 mijë qytetarëve shqiptarë që qarkulluan para zgjedhjeve të 25 prillit. Ky raport informon se 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në raport vihen në dukje dhe shqetësimet që u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve. Paketa e rimbursimit për të infektuarit me Covid-19 gjithashtu ishte e pamjaftueshme sipas Amnesty International. Raporti nënvijëzon se reforma në drejtësi ka ecur me hapa të ngadaltë, ndërkohë që përmend dhe dhunimin e gazetarit Ergys Gjençaj, të cilit ju mor dhe telefoni. Sa i përket refugjatëve, shkruhet se Shqipëria ka strehuar 866 emigrantë nga Afganistani, ndërsa kishte premtuar strehimin 4000 prej tyre.
Në prill, zgjedhjet parlamentare konfirmuan mandatin e tretë për Partinë Socialiste në pushtet. Është shkelur e drejta për privatësi e rreth 900 mijë qytetarëve. Vazhdoi dhuna ndaj grave, gazetarëve dhe personave LGBTI. Mungesa e një institucioni të specializuar mjekësor e bëri të pamundur zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë.
E drejta për privatësi
Në fillim të prillit, një bazë e paligjshme e të dhënave që mbante të dhënat personale të rreth 900,000 qytetarëve dhe e përdorur nga Partia Socialiste për qëllime elektorale u zbulua disa ditë para zgjedhjeve. Gjithsej 162 qytetarë paditën Partinë Socialiste për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600,000 taksapaguesve.
Në korrik, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Policinë e Shtetit, të cilat i kishin lejuar policisë të kryente vëzhgime masive të qytetarëve pa autorizimin paraprak të gjykatës. Ato dispozita u gjetën jokushtetuese pasi vendosën kufizime të paligjshme në të drejtën e privatësisë.
Liria e shprehjes
Në muajin prill, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit sekuestroi bazën e të dhënave me të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve nga portali i lajmeve Lapsi.al, i cili e kishte bërë publike. Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nxori një masë të përkohshme duke urdhëruar autoritetet të ndalojnë sekuestrimin e të dhënave nga portali i lajmeve.
Teksa filmonte një operacion policor në korrik, gazetari Ergys Gjencaj u sulmua fizikisht nga efektivët. Ai është ndaluar dhe i është konfiskuar telefoni. Trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues
Në korrik, pas vendimit të GJEDNJ-së për Strazimiri kundër Shqipërisë, Gjykata e Lartë vendosi që Arben Strazimiri të zhvendosej nga burgu në një institucion të specializuar mjekësor, për t’i dhënë fund trajtimit çnjerëzor dhe degradues që kishte pësuar.
E drejta për shëndet
Në gusht, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 për grupet me rrezik të lartë si personeli mjekësor, mësuesit dhe studentët. Sipas Avokatit të Popullit, numri i personave të infektuar me Covid-19 ishte shumë më i madh se paketat e trajtimit për të cilat ata mund të rimbursoheshin. Pacientët e diagnostikuar në periudhën mars-nëntor 2020, si dhe ata që rezultuan pozitivë nga institucionet shëndetësore private, nuk kishin të drejtë të rimbursoheshin për mjekimin.
Të drejtat e personave LGBTI
Personat LGBTI mbetën subjekt i diskriminimit dhe ngacmimit. Një grua transgjinore është rrahur në rrugë. Në qershor, Regjistri i Gjendjes Civile ndaloi një çift lezbike të regjistrohej si prindër.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave
Gratë kandidate u përballën me gjuhë të urrejtjes gjatë fushatës elektorale në mars. Dhuna ndaj grave shkaktoi zemërim publik. Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2754 urdhra mbrojtjeje, por ishin zbatuar keq. Sipas Policisë së Shtetit, nga të gjitha vrasjet e kryera gjatë vitit, 30% janë bërë nga meshkuj ndaj partnereve të tyre shtëpiake; 16 gra u vranë. Në maj, një grua u vra në Gjykatën e Rrethit Elbasan pas seancës së divorcit.
E drejta për një gjykim të drejtë
Reforma në drejtësi vazhdoi ngadalë. GJEDNJ-ja mbështeti legjitimitetin e procesit të vetingut në rastin e një gjyqtareje kushtetuese që u shkarkua, pasi vlerësoi pretendimet e saj për shkelje të të drejtave për gjykim të drejtë dhe privatësi.
Të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve
Në gusht, kryeministri njoftoi se Shqipëria do të presë përkohësisht 4000 njerëz nga Afganistani. Deri në tetor, 866 kishin mbërritur dhe iu dha statusi i mbrojtjes së përkohshme për një vit.