Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha se kishte regjistruar 2,421 viktima civile në Ukrainë, 925 të vrarë dhe 1,496 të plagosur që nga mesnata e 20 marsit.
Megjithatë, me zyrtarët lokalë në Mariupol që raportojnë vdekjen e të paktën 2,400 njerëzve në qytet që nga fillimi i luftës, kjo shifër e OHCHR ka të ngjarë të jetë e lët.
Numri aktual i civilëve të vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë pasi OHCHR, e cila ka një ekip të madh monitorimi në vend, nuk ka qenë ende në gjendje të marrë ose verifikojë raportet e viktimave nga disa qytete të goditura keq, përfshirë Mariupolin.