Rast unik! Xhaçka shpërfill mediat, s’u përgjigjet gazetarëve në Letoni

0

– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shpërfillur totalisht gazetarët teksa është ndodhur përballë tyre në Letoni, aty ku po mbahet ministeriali i Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO. Xhaçka ka mbërritur sot në Riga, por askush nuk di asgjë mbi mendimet e ministres shqiptare në lidhje me takimin me homologët e vendeve të NATO-s.

Siç edhe ndodh gjithmonë, ministrat flasin për mediat në fund të takimeve zyrtare të këtij llojit, por Xhaçka është rast unik. Përveçse nuk ka pasur asnjë gazetar shqiptar që të mbulojë aktivitetin e saj në Letoni, ministrja u është shmangur edhe pyetjeve të gazetarëve vendas.

Konkretisht, InfowebTv ka mësuar se ka qenë gazetari letonez, Edijs Palens ai që i ka bërë pyetje Xhaçkës, por drejtuesja e dikasterit të Punëve të Jashtme ka ‘rrëshqitur’ dhe është shmangur duke mos thënë asnjë fjalë. Sipas axhendës, Xhaçka do të jetë edhenesë në Letoni, njësoj e heshtur si sot e më pas do të udhëtojë drejt Suedisë, në takimin e 28-të e ministrave të jashtëm të OSBE-së që do të zhvillohet në datat 1 deri në 3 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu