-Intervista, reagimi i Thomas Tuchel dhe përjashtimi nga ndeshja ndaj Liverpool. Romelu Lukaku dhe Chelsea u përballën pas stuhisë, në një qetësi të dukshme. Situata është fluide, blutë nuk duan të humbasin një lojtar që i kushtoi klubit 115 milionë euro.
Nëse pas rezultatit 2-2 kundër Liverpool, Tuchel kishte përdorur diplomacinë duke u shprehur: “Ka gjithmonë një mënyrë për t’u rikthyer, nuk është hera e parë që kam situata të tilla”, ishte deklarata e Tuchel pas ndeshjes, ajo që del nga njerëzit pranë Lukakut tregon ende një shqetësim të fortë nga sulmuesi, ndoshta duke mos u penduar për intervistën.
Megjithatë në Londër ka pasur një takim mes drejtuesve, Tuchel dhe Lukakut. Sulmuesi do të jetë në takimin ndaj Tottenham dhe bisedimet për një largim shtyhen për një datë tjetër.Në planet e klubit, një shitje, qoftë me huazim, nuk bëhet fjalë.