Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të Kosovës, çertifikohen rezultatet për 18 komuna

0

PRISHTINË – Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të datës 14 nëntor për 18 komuna.

KQZ-ja vulosi rezultatin përfundimtar për 18 nga 21 komunat e Kosovës. Komunat, të cilave ende nuk është çertifikuar rezultati përfundimtar në komunat Prizren, Dragash, dhe Kllokot. Arsyeja ka të bëjë me faktin se po shqyrtohen ankesat e disa subjekteve politike për këto qytete.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të shqyrtojë ankesat për Prizrenin dhe Kllokotin, kurse Gjykata Supreme ka përsipër ankesat për zgjedhjet në Dragash.

Zgjedhjet lokale u fituan nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pësoi humbje turpëruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu