Bashkimi Europian ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundrejt ambasadorit Luigi Soreca.
Akuza të pabaza dhe shpifje i ka quajtur BE, teksa thekson se të gjithë liderët e Brukselit kanë besim të plotë ndaj Sorecës.
“Kemi besim te Soreca. Akuza janë shpifje dhe të pabazuara. Kanë një fushatë kundër Sorecës. Ambasadori Soreca ka sportin dhe besimin e plotë nga liderët e Brukselit, ai po bën një punë të mirë në Shqipëri dhe komunikimin mes BE-së dhe Shqipërisë. “, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, në një deklaratë nga Brukseli, zëdhënësi i KE i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri