Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i sapo zgjedhur, Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre të re. Sipas Gjiknuri detyrat e reja të ndara në PS nuk kanë pasur për qëllim që të zvogëlojnë apo rrisin një politikan të caktuar.
“Do e gjej PS me një statut të ri dhe me një organizim të ri. Mandati i tretë siç e ka thënë edhe Rama është i vështirë dhe ka pritshmëri. Nuk e di të ketë pakënaqësi. Ndarja e dy funksioneve është bërë në funksion të ri organizmit të partisë dhe nuk ka pasur qëllim të zvogëlojë apo të rrisë një tjetër.”
Sot në selinë e Partisë Socialiste, po mbahet mbledhja e parë pas Asamblesë Kombëtare, ku kryeministri i vendit shpalli kabinetin qeverisës të katër viteve të ardhshme apo qeverinë “Rama 3”.
Kujtojmë se në Asamblenë Kombëtare, që u mbajt në 2 shtator, Rama njoftoi se sekretar i përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, detyrë që më herët e mbante Taulant Balla.
Ndërkohë sekretariatet janë ndarë në këtë mënyrë: Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Etjen Xhafa do të jetë Sekretari digjital i partisë, Anila Denaj, Burimet Njerëzore të PS, Etilda Gjonaj, Sekretare për gruan në PS, Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë të PS, Bojkena Basha, Sekretarja e Rinisë.