Reagon Monika Lubonja pas akuzave që miku i ish-bashkëshortit hodhi mbi të

0

Aktorja Monika Lubonja është  akuzuar nga miku i ish-bashkëshortit të saj pas një komenti që aktorja ka bërë mbi tradhtinë mbrenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Ai e quan Monikën një femër të ulët që e ka tradhtuar vetë e para ish-bashkëshortin.

“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”-shkruan ai.

Ditën e djeshme Monika Lubonja e ftuar në emisionin “ABC e pasidtes” ajo ka reaguar pas këtyre thashethemeve.

“Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”. Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje”, tha Monika Lubonja.

Në kohën kur aktorja ishte pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ emri i saj u lakua shumë në media. Në një diskutim brenda shtëpisë mbi tradhtinë u përfshi dhe Monika ku në komentet e saj la të kuptojmë se edhe aktorja ishte tradhtuar nga ish- bashkeshorti Genci Paskon zv. Ministër i Turizmit në Shqipëri i cili ndërroi jetë disa muaj më parë si pasoje e COVID.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu