Reagon shoqata e arbitrave pas Juventus-Salernitana: VAR nuk kishte pamje nga pozicioni i Candreva!

0

ITALI- Juventus barazoi mbrëmjen e së dielës me rezultatin 2-2 ndaj Salernitanës. Një sfidë e cila prodhoi polemika të shumta duke qenë se bardhezinjtë e përmbysën sfidën në minutat shtesë falë një goli të Milik.

Megjithatë, pak sekonda pas një feste të çmendur me polakun që mori edhe kartonin e dytë të verdhë pasi hoqi fanellën, arbitri Marcenaro vendosi të anuloj golin për një pozicion jashtë loje të Leonardo Bonuccit.

Shoqata e arbitrata (AIA) është shprehur përmes një shënimi zyrtar se ka pasur mungesë të imazheve që sqarojnë pozicionin e saktë të futbollistit të Salernitanës, duke mohuar pozicionin jashtë loje të mbrojtësit të Juventusit.

“Organi teknik i CAN ka parë të gjitha pamjet e vendosura në dispozicion nga VAR për ndeshjen në fjalë, duke mos gjetur asnjë korrespondencë me videon në fjalë. Organi teknik i CAN pyeti shprehimisht edhe kompaninë që ofron shërbimin teknologjik për VAR nëse kamera në fjalë, e përcaktuar si taktike, ishte në dispozicion të zyrtarëve të VAR për ndeshjen e luajtur në stadiumin e Juventusit.

Përgjigja që u dha ishte se kamera nuk ishte në dispozicion të VAR-it dhe për këtë arsye nuk mund të përdorej nga gjyqtarët. Me këtë jemi të bindur se kemi sqaruar ngjarjen.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu