Vendi i parë në kampionat dhe gjysmëfinalja e Champions League duket e hipotekuar falë fitores ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea-t. Por te Real Madrid ka ardhur koha për një ndryshim gjeneratash, lojtarë që nuk janë më pjesë e planeve të klubit duket se do të largohen këtë vit. Sipas Cadena Ser, janë të paktën 5 lojtarë me valixhe në duar.
Do të jetë një verë revolucionare te Real Madrid. Sipas mediave spanjolle, Bale,Marcelo dhe Isco, këtyre tre lojtarëve iu përfundojnë kontratat këtë sezon.Dy profilet e tjera të gatshme për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll janë Hazard dhe Odriozola.
Futbollisti belg ka hasur shumë probleme fizike. Ndërkohë që mbrojtësi i majtë i huazuar te Fiorentina do të shitet. Lista e lojtarëve të gatshëm për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll, megjithatë, mund të mos përfundojë këtu. Shtypi iberik ditët e fundit ka përmendur emrat e Asensio-s dhe Jovic.