Reali mund Atletico Madrid në derbi. Ngjitet në krye

0

Real Madrid nuk njeh kundërshtarë dhe tregon edhe një herë se mbetet ekipi për t’u mundur në La Liga. Los Blancos thyejnë Atletico Madrid me shifrat 1-2 (La Liga).

Rodrygo gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të, pas një assisti të Tchouamenit. Oblak ishte thjeshtë spektakor edhe në minutën e 36-të, me Valverden që dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë nuk sjell shumë emocione, me rezultatin që linte pak për të shpresuar për ekipin e Simeones. Gjithsesi, Hermoso ngushton shifrat në të 82-tën.

Aktualisht, Real Madrid është në vendin e parë, ndërsa rivalët e qytetit në vendin e shtatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu