Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Shtyhet deri në orën 18:00 votimi, komisioni: Do vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD

0

Shtyhet me një orë votimi në referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale njoftoi se Komisioni vendos për shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 18.00.

“Nëse edhe pas orës 18.00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike”, deklaron komisioni.

Ndërkohë mësohet se në Lezhë është mbyllur votimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu