Drejtuesi politik i Qarku të Gjirokastrës, Roland Bejko, gjatë fjalës së tij se kjo është një nga reformat më të rëndësishme në Shqipëri. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, Bejko tha se me reformën aktuale territoriale, nuk janë reflektuar parimet e kartës evropiane, duke rritur kështu varësinë e kontrollin nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. PD e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria,”-tha Bejko.