Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik: Shqipëria të ndërtojë institucione të besueshme; Del Monaco: Sistemi juaj nuk është me i miri

0

Po mbahet sot konferenca kombëtare “Shoqëria civile dhe politike; Për një dialog dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse”. Në këtë konferencë po diskutohet në lidhje me raportin përfundimtar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King Smith tha se vendi i tij është një mbështetës i demokracisë në Shqipëri. Ai ka thënë se mbështetja nuk është vetëm nga jashtë. Megjithatë ai shtoi se Shqipëria duhet të ndërtojë institucione të besueshme.

“Sic e dini Britania e Madhe është mbështetës i demokracisë në Shqipëri. Kemi ofruar mbështetje për monitorimin e zgjedhjeve. Kemi lënë pas zgjedhjet qëndrore dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale. Mbështetja jonë nuk është vetëm nga jashtë. Shqipëria duhet të ndërtojë institucione të besueshme.

Ndiqni qartë rekomandimet që kanë dalë nga raporti që ështe bërë. Shqiptërët duhet ta besojnë që zëri i tyre dëgjohet. Ky raport e thekson se shoqëria civile ka ndikim indirekt në proces.

Është e rëndësishme të merren hapa konkretë dhe të besueshëm. Dhe me mbështetjen e Britanisë së Madhe, që jemi miq të Shqipërisë”- u shpreh ai.

Ndërkohë ambasadori i Zvicrës në vendin tonë Adrian Matre tha në këtë konferencë se është për tu vleresuar se si janë monitoruar dhe pranuar zgjedhjet e fundit. Sipas tij është e rëndësishme qe zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta.

“Eshtë mirë që të reflektojmë nga zgjedhjet e fundit dhe të bëjmë përmirësimet e atyre që vijnë. Është për tu vleresuar se si janë monitoruar dhe pranuar zgjedhjet e fundit. Është e rëndësishme qe zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta. Kur i referohen përfshirjes se shoqërisë duhet të jenë edhe më të përfaqesuar” u shpreh ai.

Në këtë konferencë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vicenzo Del Monaco.

“Sistemi juaj nuk është me i miri, por janë 11 rekomandime që duhet të merren në konsideratë, edhe mbulimet mediatike të zgjedhjeve, parimet e cilësise, por drejtuesit e fushatave të përmirësojnë transparencën për financimin e e fushatave. Do të vazdojmë të mbështesim edhe më shumë për përmirësimin e atmosferës edhe për zgjedhjet e plota lokale do të ofrojmë mbështetjen tonë”– shtoi ambasadori i OSBE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu