Refugjatët ukrainas! A do t’i mirëpresë Mbretëria e Bashkuar?

0

Sekretari i Mbrojtjes Ben ëallace është pyetur se çfarë po bën Mbretëria e Bashkuar për të ndihmuar ukrainasit që largohen nga lufta. Ai thotë se në vitet e fundit Britania ka qenë shumë bujare ndaj njerëzve që vijnë nga konflikti apo kjo lloj shtypjeje.

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar po shqyrton një lëvizje si BE-ja – e cila ka votuar unanimisht që vendet anëtare do të pranojnë refugjatë ukrainas për tre vjet pa pasur nevojë për vizë – ai thotë se “u njoftua vetëm dje”.

Ai thotë: “Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e sugjerimeve se si mund t’i ndihmojmë njerëzit nga Ukraina.”