Refugjatët ukrainas ‘dynden’ drejt Moldavisë! Liderët thirrje ndërkombëtarëve: Jemi shtet i vogël për kaq shumë njerëz

0

Refugjatët nga Ukraina kanë vijuar të dynden drejt Moldavisë, duke e nxitur lideren moldave të bëjë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar fluksin.

“Ne kemi tani mbi 270,000 njerëz që kanë kaluar kufirin”, ka thënë kryeministrja moldave, Natalia Gavrili?a për BBC.

“Me shumë se 100,000 njerëz kanë vendosur të qëndrojnë – të paktën përkohësisht. Për një shtet si Moldavia këto janë shifra të larta”.

Moldavia, shtet i vogël me rreth 2.5 milionë banorë, gjendet mes Ukrainës dhe Rumanisë, dhe ka një prej ekonomive më të brishta në Evropë.

Numri i refugjatëve përbën rreth 4 për qind rritje në popullsinë e saj. Gavrili?a ka thënë se qytetarët moldavë janë duke ndihmuar në strehimin e refugjatëve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për pasojat ekonomike të luftës, e cila është duke goditur rëndë një shtet si Moldavia, ndër më të varfrit në Evropë. Neve na duhet ndihmë nga jashtë”, ka thënë mes tjerash ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu