Refuzoi të paguante faturën, 28-vjeçari dënoncon të dashurën

0

Një takim romantik në Moskë mori një kthesë të pazakontë, ku një 28-vjeçar denoncoi në polici të dashurën pasi patën një mosmarrëveshje për pagesën e faturës gjysmë përgjysmë në një lokal.

Debati nisi pasi çifti nuk po binin dakord për pagesën e faturës në takimin e tyre të parë. 28-vjeçari e kishte takuar vajzën online dhe pas disa javësh njohje me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, vendosën të takoheshin personalisht.

Ata zgjodhën një kafene në rrugën “Mira” të Moskës për takimin e tyre. Në fillim dukej se gjithçka po shkonte mirë, por gjërat morën kthesë për keq kur kamerieri iu dha faturën.

Djali sugjeroi që të ndanin shpenzimet në mënyrë të barabartë, një praktikë e zakonshme takimesh, por vajza refuzoi kategorikisht. Vajza argumentoi se ai kishte porositur shumicën e ushqimeve dhe pijeve, kështu që 28-vjeçari duhet të paguante për gjithçka.

Pas një debati të ashpër, vajza u largua papritur nga kafeneja, duke e lënë 28-vjeçarin të paguante të gjithë faturën, e cila arrinte në 180 euro.

Në vend që të pranonte situatën, djali shkoi direkt në një komisariat dhe bëri një denoncim kundër partneres së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu