Aktorja Arjola Demiri u gjend para kutisë së Pandorës ku duhet të zgjidhte nëse do ta hapte ose jo. Aktores iu ofrua një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj por kjo për Arjolën nuk ishte një dhurat për të cilën ajo do rrezikojë banorët e tjerë. Pas Arjolës të njëjtën zgjedhje bëri dhe aktorja Monika Lubonja. Zgjedhja e Arjolës dhe Monikës ka hapur debat mes Arbanës, opinionistit Arbër Hajdarit dhe aktoreve. Arbër Hajdari I quajti aktoret “të dobëta” në këtë zgjedhje për të mos hapur kutinë. Arjola mes lotësh ka deklaruar se ajo nuk ishte e dobët por nuk e ka hapur kutin e Pandorës pasi nuk ishte udhëtimi dëshira që donte por prezantimi I Portokallis krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.
JuSugjerojmë
S’duron më! “Shpërthen” Monika: Sa të dal nga ‘Bigu’ do shkoj te psikiatri, dreqin!
‘Ju Kosovarët shkoni shumë në Dubai’/Kejvina dhe Arta ironizojnë aktoren: Aty pra
Debati:
Arbana: Ke shkuar ndonjëherë në Disneyland me fëmijët?
Arjola: Jo. Unë nuk e hap se dua t’jua dhuroj unë. Loja është bërë shumë e vështirë. Nuk është për shkak se nuk jam e fortë të zgjedh por është realisht shumë e vështirë. Duhet të kishte ardhur më përpara dhe nuk ka qenë kjo dëshira ime. Kjo nuk ishte një dëshirë.
Arbana: Tani që e se se çfarë ishte je penduar që nuk e hape?
Arjola: Nuk jam penduar që nuk e hapa. Shumicën e rasteve që është hapur kutia ka pasur nominime dhe në këtë pjesë lojës nuk doja që e gjithë pesha e nominimeve të ishte vetëm tek unë.
Arbri: Dua ta vlerësoj gjestin fisnik që ka bërë Einxhel. M’u duken shumë të dobëta të dyja, edhe Arjola, edhe Monika, që kanë hyrë në një reality show ku janë të detyruara të nominojnë njerëz dhe moshapja e kutisë më duke prap si një mesazh që duan të japin që “nuk dua ta hap kutinë sepse mendoj për të tjerët” kur gjithë ditët flasin për rivalitet. Shumë shpejt do vihen në këtë situatë, që të nominojnë.
Arjola: E para unë e kam shprehur që kjo nuk është dëshira ime kryesore. Për këtë udhëtim mund të sakrifikoja asgjë. S’është çështje frike.
Arbri: Për fëmijët e t’u duhet të sakrifikoje të gjithë banorët brenda.
Arjola: E thashë që fëmijëve ia realizoj vetë këtë udhëtim.
Arbri: Kutinë e Pandorës e kanë hapur të gjithë njerëzit.
Arjola: Kjo nuk më bën mua të dobët. Thjesht nuk është dëshira ime, ajo unë që kam kërkuar.
Arbana: Cila është dëshira jote Arjola?
Arjola: Thjesht nuk do të realizohet… Mendva që këtë udhëtim mund tjua ofroja edhe vetë. Te kartolina kam shkruar që dëshira ime është që përkrah Salsanos dhe Fjoralbës të prezantoj Portokallinë. Kjo më ngre dhe më mundëson gjithashtu udhëtimin për fëmijët e mi.
Arbana: Kjo është dëshirë që mund të të plotësohet sepse ti je e talentuar dhe mund ta meritosh atë gjë.
Arjola: Të gjithëve iu kanë plotësuar ajo që kanë shkruar në letër. Thjesht nuk mu duke dëshira ime. U mërzita sepse e kam kërkuar këtë dëshirë dhe është e vetmja që kam kërkuar.