Me qindra qytetarë serbë iu bashkuan ditën e sotme protestës së thirrur me datë 4 dhjetor për të kundërshtuar miratimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e shpronësimeve.
Sipas Nova.rs, Martin Bezinareviç, një prej protestuesve tha se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vendosur të varrosë institucionet në vend pasi kur institucionet nuk punojnë, atëherë i mbetet rrugës të shndërrohet në të tillë.
“Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiçit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë u mbetet rrugëve të shndërrohen në të tilla, duke mbetur e vetmja formë lufte dhe shfaqje e pakënaqësive tona”, tha ai.
Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale protesta është shoqëruar edhe me disa incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë ku dhe është ushtruar dhunë mbi ta. Në Stara Pazova, në rrethrrotullimin ku ishte bllokuar rruga, fillimisht ka pasur një debat mes aktivistëve dhe simpatizantëve të SNS-së, e më pas një sherr. Nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar.
Aktivistët e SNS fillimisht kanë sulmuar verbalisht qytetarët e grumbulluar, e më pas njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht një nga demonstruesit. Një nga provokatorët dhe sulmuesit i ka vjedhur edhe telefonin pjesëmarrësit. Pas kësaj, siç ka njoftuar nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, anëtari i SNS-së, Predrag Vuković Cune, ka sulmuar fizikisht Zoran Kardasheviçin.
Disa shoferë protestuan kundër bllokadës. U bë një diskutim. Nga njëra anë, pyetja ishte nëse ata e dinin pse ishin këtu, dhe nga ana tjetër, përgjigja ishte se ata ishin atje për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Në sfond dëgjohet zëri i një gruaje që bën thirrje për qetësimin e tensioneve. Padyshim që nuk funksionoi sepse pasoi një sherr. Miroslav Aleksiç nga Partia Popullore ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar në Stara Pazova “nga partia e progresistëve që donin të çanin bllokadën”.