Regjistrimi në shkolla? Rama: Tashmë nuk është nevoja për të mbledhur një tufë me letra, ja si do të procedohet

0

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin e tij social ‘facebook’, kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë regjistrimi i fëmijëve në shkolla mund të bëhet në mënyrë elektrtonike falë portalit ‘e-albania’.

Ai thotë gjithashtu se kjo metodë e re regjistrimi shmang rradhët e gjata dhe mbledhjen e tufave me letra për të kryer regjistrimin e fëmijëve.

“Mirëmëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në krye të videos së publikuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu