Regjistrimi përfundoi me sukses, Ali Ahmeti: Shqiptarë, 29.5% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

0

Në Maqedoninë e Veriut rezulton zyrtarisht se 29,5% e popullsisë së përgjithshme është shqiptare, kundrejt 54,2% maqedonase dhe kjo përqindje ka dalë nga regjistrimi i popullsisë që u bë pas njëzet vjetër.

Ali Ahmeti, kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, e ka vlerësuar regjistrimin një sfidë që përfundoi me sukses. Në mesazhin e tij, shoqëruar me të dhënat përkatëse, Ahmeti shkruan:

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).
Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu