Regjistrohen 400 raste aktive me koronavirus në Kosovë, sa të vaksinuar deri më tani

0

Aktualisht në Kosovë regjistrohen 400 raste aktive me koronavirus. Ky fakt u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,980 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu