Regjistroi rreth 13.000m2 tokë te Gjiri i Lalzit pa asnjë dokument ligjor, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës së Durrësit

0

DURRËS- Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Konën. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi në bashkëpunim me 3 të tjerë ka regjistruar pa asnjë dokument ligjor 12.900 m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për Bled Zerbën, 42 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe Leandro Dervishin, 34 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe përfituesja, Arta Demiraj, e cila akuzohet për veprat penale”Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu