TIRANË- Spikeri i njohur i lajmeve, Reis Çiço mesa duket ka vendosur të ushtrojë një profesion të ri, atë të kënduarit. Çiço nuk është “i plotësuar” me profesionin e tij si spiker dhe ka vendosur të tregojë pasionin dhe talentin e tij në rep.
Çiço së fundmi është bërë pjesë e klipit të reperit të famshëm Matolale ndërsa duhet theksuar se spikeri i njohur e ka luajtur më së miri rolin e tij teksa shihet që performon teksin e këngës. Videoja e tij në videoklip ka marrë shumë vëmendje ndërsa reperit Matolale ka marrë shumë komplimente për përfshirjen e Çiços në klip.