Rekord infektimesh nga COVID-i në Rusi, ja sa raste e viktima u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

0

Është shënuar sërish rekord viktimash dhe infektimesh nga COVID-19 në Rusi. Sipas autoriteteve shëndetësore atje, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37.156 persona të infektuar si dhe 1.254 viktima.

Përkeqësimi i gjendjes me pandeminë në Rusi po ndodh në kohën kur ende ka shkallë të ulët të vaksinimit dhe sjellje të shkujdesur të publikut në lidhje me masat mbrojtëse kundër virusit.

Më pak se 40 për qind e popullsisë, gati 146-milionëshe të Rusisë është vaksinuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu