Më shumë se 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë përgjatë këtij viti. Kjo shifër, që është rekord për turizmin shqiptar, u tejkalua mbrëmë.
Kryeministri Edi Rama e konsideron këtë arritje fantastike.
“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10,000,000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, – ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Viti 2023 është viti më i mirë i historisë së turizmit në Shqipëri me mbi 10 milionë vizitorë.
Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor.