Itali- Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet të tregtimit të kokainës, të përbërë nga njerëz shumë të rinj që të gjithë vinin nga i njëjti fshat i vogël në Shqipëri.
Siç raportohet autorët e dyshuar rekrutonin të rinjtë nga një fshat i vogël në brendësi të Shqipërisë dhe u paguanin biletën për të shkuar në Rivierë dhe më pas i vendosnin në shërbim duke shpërndarë kokainë në rrugë dhe në shtëpi.
Ky është rrjeti i ngritur nga katër shtetas me origjinë shqiptare të moshave 22 deri në 34 vjeç, të cilët përfunduan në pranga. Dyshohet se të paktën që nga pranvera e kaluar ata vepronin në ktë mënyrë.