Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i minierës në Turqi/ 41 të vdekur e dhjetëra të bllokuar në 300 metra thellësi

0

Bilanci i viktimave nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë është rënduar, teksa numri i të vdekurve ka shkuar në 41.

Më herët, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u evakuuan nga ekipet e shpëtimit ose arritën të dilnin vetë.

“Aty vazhdon ende zjarri, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos lënë vëllezërit e tyre atje”, tha ai.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmez, tha më vonë se zjarri në minierë ishte vënë përgjithësisht nën kontroll, por përpjekjet për izolimin e tij po vazhdonin pas incidentit që ndodhi 350 metra nën tokë. Autoritetet turke thanë se Prokuroria ka nisur një hetim për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu