RENEA dhe FNSH kontrolle në banesën e Ervis Martinajt, eksperti i Sigurisë: Të vonuar! Nëse policia është e implikuar do të shkaktonte një furtunë

0

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për News24 foli për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe kontrollet e kryera në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve të tij.

Ai u shpreh se kontrolli në banesën e Martinajt është i vonuar.

“Kontrolli i policisë së Shtetit në banesën e Martianjt është i vonuar. Duhet të ishte bërë që në momentin që është shpallur në kërkim. Sepse mund të ishin gjetur edhe prova që mund të ndihmonin në hetim,. Kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera. Por ky nuk është aksion i bërë vetëm në banesën e tij, por edhe në Vlorë. kanë qenë në kërkim të disa bazave të mundshme të qëndrimit të tij. Ishte aksion me shumë forca dhe tregon se Policia e Shtetit e ka potencialin e saj”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai theksoi se në banesat e personave që janë me precedentë ka rezultuar se kanë arsenal armësh, ndonjëherë edhe shumë të sofistikuara.

Më tej theksoi se nëse rezulton se policia është e implikuar atëherë kjo do të shkaktonte një furtunë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu