Rënia e lindshmërisë, qeveria do të organizojë e financojë takime romantike në hotel mes çifteve

0

Fakti që vendi qëndron i pari në listën e shteteve me numrin më të ulët të lindjeve për tre vite radhazi, ka shqetësuar aq shumë qeverinë në Korenë e Jugut, sa ka nisur të marrë masa për te frenuar plakjen e popullsisë.

Për të ndryshuar prirje negative, agjenci të shumta mblesërie janë hapur në vendin aziatik, ndërsa transmetohen edhe telenovela romantike më të ndjekura në të gjithë botën.Por nuk mbaron me kaq, pasi së fundmi në lojë ka hyrë qeveria dhe njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë marrë përsipër kostot e takimeve të çifteve.

Shteti ka nisur të financojë dhe organizojnë “takime” për beqarët me shpresën për të inkurajuar çiftet e reja që të bëjnë më shumë fëmijë dhe për të frenuar rënien e numrit të martesave.

Në Seongnam,  një qytet afër Seulit, një takim i tillë u organizua në fillim të korrikut në një prej hoteleve më të madhja në qytet. Midis mijëra kërkesave u zgjodhën njëqind pjesëmarrës.

Mes dhomave të hotelit të dekoruara me tullumbace dhe muzikë romantike në sfond, 100 pjesëmarrësit ndoqën, ndër të tjera, një mësim për stërvitje sentimentale. Në fund të mbrëmjes, vetëm 30 prej pjesëmarrësve u bënë çift me njëri-tjetrin.

Për ngjarje të tilla, bashkia e Seongnam ka investuar rreth 192,000 dollarë.

Pavarësisht vullnetit të mirë të organizatorëve, ndikimi i takimeve të tilla në rritjen e lindshmërisë është i kufizuar. Në këtë kuptim, pengesat më të mëdha përfaqësohen nga kostot e larta të kujdesit për fëmijët, vështirësia për të blerë një shtëpi dhe për të gjetur një punë të qëndrueshme dhe të mirëpaguar.

Mungesa e barazisë gjinore gjithashtu luan rolin e saj, pasi në vend ka shumë raste të grave që raportojnë diskriminim në vendin e punës, veçanërisht pasi bëhen nëna.

jë domosdoshmëri.

Siç dëshmohet nga një studim i fundit nga statistikat e Koresë, vetëm 40,6% e njëzetvjeçarëve dhe 42,3% e tridhjetë vjeçarëve besojnë se duhet të martohen.

Në Korenë e Jugut, numri i martesave u ul nga 264,455 në 2019 në 191,690 në 2022, me shkallën e lindshmërisë që ka rënë në 0.78% për të shtatin vit radhazi.

Dhe vlerësimet nuk janë inkurajuese, pasi deri në vitin 2050, numri i fëmijëve dhe personave të moshës 15-64 vjeç parashikohet të ulet me një të tretën, ndërsa numri i të moshuarve është dyfishuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu